Majlinda triumfon në Abu Dhabi Grand Slam

31.10.2014 (komentet: 0)

Majlinda Kelmendi ka triumfuar në finale të garës së xhudos, në Grand Slam që organizohet në Abu Dabi.

 

Sportistja më e mirë kosovare arriti të shpallet kampione në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kampionia kosovare e xhudos mposhti në finale rumunen Andreea Chitu, duke u shpallur kampione e garës.

Majlinda u kualifikua në finale, pasi në gjysmëfinale mposhti francezen Annabelle Euranie.

Xhudisja pejane më herët, në raundin e dytë, mundi kanadezen Ecaterina Guicia, derisa në duelin e tretë ishte më e mirë se italianja Odette Giuffrida.

Kthehu mbrapa

Shto koment