Majlinda shpërblehet me 68 mijë euro

06.05.2014 (komentet: 0)

Kosova di si të kujdeset për sportistët e saj elitarë. Qeveria i ka dorëzuar xhudistes Majlinda Kelmendi çekun prej 68 mijë eurosh për medaljen e artë të fituar në europianin e zhvilluar në Francë por edhe për vendin e parë në botëror.

Në buxhetin e parashikuar për këtë sport, 34 mijë euro i janë dorëzuar trajnerit të xhudistes, Driton Kuka, duke e çuar shumën e derdhur nga shteti për këtë sport gjatë 3 viteve të fundit në 350 mijë euro.

Shuma e përfituar nga Kelmendi llogaritet në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate të larta në garat ndërkombëtare.

Sipas përllogaritjes, për medaljen e artë të fituar në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar, Kelmendi mori 40 mijë euro nga ministria e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ndërsa për europianët e Francës dhe Hungarisë përfitoi në total 28 mijë euro.

Vitet e fundit, qeveria kosovare ka treguar një kujdes të madh ndaj sportit elitar në vend, pasi ekzekutivi i Prishtinës e konsideron sportin si një prej ambasadorëve më të mëdhenj të vendit në mbarë botën, transmeton Tribuna.

Shumat e ndara nga MKRS-ja për sukseset e xhudos kosovare në bazë të rregullores për shpërblime:

Majlinda Kelmendi:

Medalja e bronztë në Hungari në Kampionatin Evropian: 8 mijë euro;
Driton Kuka: 4 mijë euro;

Medalja e artë në Kampionat Botëror nëBrazil: 40 mijë euro;
Driton Kuka: 20 mijë euro;

Medalja e artë në Kampionatin Evropian në Francë: 20 mijë euro;
Driton Kuka: 10 mijë euro;

Distria Krasniqi

Dy medaljet e bronzta në Kampionatet Evropiane në Sarajevë e Bullgari: 4 mijë euro;
Driton Kuka: 2 mijë euro;

Akil Gjakova

Medalja e artë në Kampionatin Evropian të kadetëve në Estoni: 5 mijë euro;
Driton Kuka: 2 mijë e 500 euro;

Total:

Majlinda Kelmendi: 68 mijë euro
Driton Kuka: 38 mijë e 500 euro 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment