Majlinda, shkëlqen në ari në Turqi

28.03.2014 (komentet: 0)

Majlinda Kelmendi ka arritur që të vazhdojë ecurinë e saj sensacionale në garat ndërkombëtare të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në garën për Çmmin e madh në Samsun të Turqisë.

 Majlidna ka arritur që të jetë protagonistja e këtij turneu në kategorinë prej 52 kilogramë, ku ajo tregoi se është më e mira në glob.

Në rrethin e dytë Majlinda u kualifikua automatikisht, ku e mposhti rumunen Larisa Florian.

Në rrethin e tretë vajza e hekurt pejane mposhti ukrainasen Mariia Buiok, ku e fitoi edhe grupin A.

Në çerekfinale Majlinda nuk pati probleme me gjermanen Tarangul, kurse në finale mundi italianen Odette Giuffrida.

Ky është një hap i madh për Majlindën drejt sigurimit të një vendi në Lojërat Olimpike, Rio 2016. 

Kthehu mbrapa

Shto koment