Majlinda: Medaljen ia dedikoj Kosovës

01.09.2013 (komentet: 0)

Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi, në konferencën për shtyp pas arritjes në atdhe ka deklaruar se suksesi i saj në kampionatin botëror të xhudos është sukses i të gjithëve.

Xhudistja e pejanë të martën që lamë pas hyri në historinë e botërore të këtij sporti, duke u shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Rio De Janiero.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), ka organizuar pritje të lartë shtetërore për ekspeditën e Kosovës.

Pak pas orës 18:00 vajza që shkruajti historinë në sportin shqiptar, bashkë më shoqëruesit e saj zbriti në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës. Majlinda kësaj radhë është pritur në mënyrën madhështore nga qytetarë të shumtë të cilët kishin dal për të prekur nga afër kampionen e botës.

Shumë qytetarë kishin ardhur edhe nga vendlindja e Majlindës, Peja. “Mirësevini kampione”, ishin vendosur pankartat në autobusët që bartnin qytetarët drejt Aeroportit të Prishtinës.

Pas përshëndetjeve më zyrtarët e lartë shtetëror, përfaqësuesja e Kosovës u nis drejt sallës së konferencave të Aeroportit të Prishtinës, të cilën e prisnin gazetar dhe fotoreporter të shumtë.

Krasniqi: Suksesi i Majlindës është sukses i Kosovës

Ishte Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi që fillimisht iu drejtuar gazetarëve. Krasniqi tha se ky është një momente i jashtëzankoshëm për vendin tonë, sepse sipas tij, ky është suksesi më i madh i arritur nga një sportiste e Kosovës.

“Sot është një moment i jashtëzakonshëm, sepse këta po kthehen më suksesin më të madh për sportin tonë. Është një sukses personal i Majlindës, por edhe i gjithë Kosovës. Suksesi i Majlindës dhe Norës është padyshim se është suksesi ynë më i madh. Ky sukses është inkurajues për sportistët e rijnë. Sportistët tonë tani kanë një model për tu inkurajuar për sukseset e ardhshme. Personalisht jam i nderuar që kam pasur mundësi që nga dita e parë të bashkëpunojë më ekipin e xhudistëve tonë, duke pasur mundësinë që bashkarishte të stërviten në Kosovë të ushtrojnë në botë dhe ta ngritin flamurin tonë në botë. Në emër të qeverisë së Kosovës iu uroi suksesin dhe ju garantojë për mbështetjen tona. Për suksesin e arritur Majlinda do të shpërblehet me 40 mijë euro, kurse Driton Kuka si trajner i saj me 20 mijë euro”, ka thënë Krasniqi.

Majlinda Kelmendi: Të jesh kampione e botës nga Kosova është e jashtëzakonshme

Ndërkohë, tejet e ngazëllyer me suksesin e arritur në tokën braziliane, është shprehur xhudistja e famshme Majlinda Kelmendi. 22 vjeçarja tha se ndihet e lumtur për suksesin e arritur. Majlinda thotë se medaljen e fituar në Rio de Janiero ia dedikon Kosovës.

“Fillimisht falënderoi ministrin për këtë pritje, mirëpo përpos saj për më ardh deri te kjo pritje ne kemi bashkëpunuar shumë. Sigurisht se falënderimi më i mëdha i shkon trajnerit Driton Kukas, sepse pa të nuk do të isha këtu. Të jesh kampion botëror nga Kosova është diçka e jashtëzakonshme dhe mund të them se trajneri është i jashtëzakonshëm. Këtë medalje ia dedikoi shtetit të Kosovës. Me gëzon shumë fakti se gjithë qytetarët po ia din vlerën kësaj medalje dhe kjo medalje ka bërë shumë buje”, theksoi Kelmendi.
Gjakova: Shumë shpjet edhe unë do t’i gëzohem medaljes se artë

Gjithsesi se e lumtur me suksesin e arritur është shprehur edhe Nora Gjakova, e cila në Kampionatin Botëror u rendit e teta. Gjakova ka falënderuar ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e deritashëm. Ajo premton se shumë shpejt do t’i gëzohet medaljes se artë.

“Falënderoi të gjithë. Falënderoi ministrin që ka ardhur këtu dhe juve mediave që e keni vlerësuar suksesin tonë, por që keni vlerësuar edhe suksesin tim, vendin e tetë. Kjo është një vlerë e madh për mua. Kësaj herë u radhita e teta, shpresoj se herën tjetër të marrë edhe unë medalje”, tha Gjakova.

Kuka: Suksesi i Majlindës, suksesi i Kosovës

Padyshim se njeriu me meritor për suksesin e arritur të Majlinda Kelmendit është strategu i madh i xhudos së Kosovës, Driton Kuka. Tekniku pejanë thotë se është i lumtur me suksesin e Majlindës, që sipas tij, ky suksesi i dedikohet vendit tonë.

“Faleminderit të gjithëve. Federata jonë udhëhiqet nga Agroni dhe kemi një udhëheqës të mirë në bashkëpunim me ministrin, i cili ka qenë këmbëngulëse që Majlinda të garoj për Kosovën. Sot Kosovës ia kemi sjell një medalje të artë, e që për mua ka vlerë të milionave. Ky sukses është i madh, sidomos pas zhgënjimit në Londra, ku të pranishëm kanë qenë edhe dy kryeministrat tonë. Iu kam premtuar se do tu ktheje atë zhgënjimin dhe këtë e arritëm. Medalja është arrit në xhiron e parë dhe dytë, sepse Majlinda kishte dy garuese të cilat më parë e kanë rrahur Majlindën. Majlinda nuk ka fjetur dy nate, dhe nuk me ka treguar mua, por Majlinda vazhdoi me sukses luftën deri në gjysmëfinale, luftën për të cilën ne kemi punuar shumë. Me duket se japoneze iu kanë prishur kompjuterët, sepse ata kanë punuar shumë për ta kuptuar luftën e Majlindës, por kjo fitojë. E kam përdorur një strategji para luftë finale, por atë më vonë do tu tregojë. Kjo medalje është për shtetin e Kosovës”, pohoi Kuka.
Në fund të konferencës, ministri Krasniqi tha se do t’i propozoi presidentes së Kosovës, Atifete Jahajges, që Majlindën të dekoroi me “Medalje për merita”. Ekspedita e Kosovës me pas vazhdoi rrugën drejt kryeqytetit ku ishin duke pritur mijëra qytetar.

Mirësevini kampione

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi bashkë me garuesen tjetër të vendit tonë, Nora Gjakovë dhe trajnerin e tyre, Driton Kukat të dielën pasdite janë kthyer nga Brazili.

Xhudistja e pejanë të martën që lamë pas hyri në historinë e botërore të këtij sporti, duke u shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Rio De Janiero.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), ka organizuar pritje të lartë shtetërore për ekspeditën e Kosovës.

Pak pas orës 18:00 vajza që shkruajti historinë në sportin shqiptar, bashkë më shoqëruesit e saj zbriti në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës. Majlinda kësaj radhë është pritur në mënyrën madhështore nga qytetarë të shumtë të cilët kishin dal për të prekur nga afër kampionen e botës.

Shumë qytetarë kishin ardhur edhe nga vendlindja e Majlindës, Peja. “Mirësevini kampione”, ishin vendosur pankartat në autobusët që bartnin qytetarët drejt Aeroportit të Prishtinës.

Sot pritje madhështore për Majlinda Kelmendin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon pritje shtetërore për xhudistët Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka. Kelmendi fitoi medaljen e artë, si xhudiste e Republikës së Kosovës, në Kampionatin Botëror të Xhudos që u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Gjakova ndërkaq u rëndit në pozitën e shtatë. Kjo është medalja e artë e para për shtetin e Kosovës në një kampionat zyrtar botëror dhe renditja e Gjakovës në pozitën e shtatë ka bërë që suksesi i Kosovës në këtë kampionat vetëm më dy garuese të jetë i madh.

Pritja do të fillojë që nga Aeroporti i Prishtinës, me mbërritjen e ekipit të Kosovës, i paraparë në orën 18:15. Në orën 18:30 Ministri Krasniqi bashkë me ekipin fitues do të mbajnë një konferencë për shtyp në sallën e konferencave në ANP. Pas konferencës, ekipi fitues, në mënyrë të organizuar do të niset nga ANP për në sheshin ”Nëna Terezë” në Prishtinë, ku Majlinda Kelmendi dhe të tjerët do t''u drejtohen qytetarëve. Mbërritja në shesh pritet të bëhet rreth orës 19:00. Ndërsa, pas Prishtinës, ekipi do të vazhdoj për në qytetin e Pejës, ku edhe atje do të organizohet një pritje publike.

MKRS vlerëson se suksesi i xhudistëve tanë në kampionatin Botëror të Xhudos në Rio është një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën. Me këtë rast, ne edhe një herë ftojmë qytetarët që të jenë prezent të dielën nga ora 18:00 në sheshin ‘Nëna Terezë’ (afër Hotel Swiss Diamond) ku edhe do ta nderojmë ekipin që ngriti flamurin e Kosovës në Brazil.

Një pritje dinjitoze është edhe një mesazh më shumë për gjithë komunitetin sportiv ndërkombëtar për dëshirën dhe potencialin tonë të madh për të qenë të barabartë në garat ndërkombëtare në çdo sport. Ky mbetet një objektiv i yni i vazhdueshëm dhe i palëkundshëm.

Po ashtu, MKRS dëshiron të ripërsëris përkushtimin e lartë për të gjithë sportistët e Kosovës dhe sportin tonë në përgjithësi, duke synuar gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen për përmirësimin e kushteve, për gara sa më cilësore dhe për prezantim sa më të mirë të sportistëve tanë.

Përgaditi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment