Majlinda Kelmendi – vajza e artë e Kosovës
11.03.2014 (komentet: 0)
Kampionia e botës në xhudo, e cila fitoi Grand Slam në Paris, para çdo gare thotë: "Majlinda mund ta bëjë këtë." Majlinda Kelmendi, festoi më 8 shkurt në kryeqytetin francez, pasi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg, duke fuqizuar statusin e saj si kampione në rang botëror.
Kjo 23 vjeçare është atletja e parë që fitoi medalje në një kampionat botëror që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Medalja e parë që fitoi Majlinda ishte në vitin 2013, në kampionatin botëror në Brazil, duke mposhtur atleten e atjeshme, Erika Miranda .
"Është një ndjenjë e mirë kur merret parasysh se kjo ishte medalja e
parë e artë për mua në Kampionatin Botëror për senior dhe e para për
Kosovën ", thotë për Al Jazeera, Majlinda, vajza që bartë në supe
"ëndrrën e artë" të popullit të saj.
Krenaria e Kosovës
"Fillimisht motra ime ka ushtruar xhudo dhe më thërriste dhe
mua çdo ditë që të ushtroj. Shtëpia jonë është shumë afër me sallën për
ushtrime , dhe një ditë megjithatë shkova, për shkak se kishte edhe
shumë prej miqëve tonë që ushtronin . Në fillim gjithçka ishte shumë
qesharake për mua, duke filluar me teknikat e ngrohjes e deri te lufta
," kujton Kelmendi, e cila atëherë ishte tetë vjeçare.
Megjithatë, ushtrimet e saj nuk zgjatën shumë .Pas vetëm dy muajsh, në Kosovë filloi lufta.
"Ne nuk kemi arritur të largohemi nga Peja , kështu që për tre muaj kemi
qëndruar shtëpi . Nëna ime ishte ajo e cila mbante qetësinë në familje.
Gjyshja ime është boshnjake, prandaj nëna e flet shumë mirë gjuhën
boshnjake dhe serbe, pasi kishte punuar në birrarinë e Pejës për rreth
30 vite, kështu që kjo na ka ndihmuar. Nëna ime ishte ajo që përballej
me ushtrinë serbe kur hynë në shtëpinë tonë . Për fat të mirë, nuk mbaj
mend shumë nga lufta ", thotë Majlinda .
Gara dhe medalja e saj e parë ishte në Sarajevë.
" Në total ishin tre garues dhe unë dola e bronztë. Që atëherë unë rashë
në dashuri me xhudo, sepse ishte hera e parë që kam udhëtuar vetëm, pa
prindër . Kam njohur shumë miq, kulturë e traditë . Mendoj se kjo ishte
një taktikë e trajnerit për të na bërë ta duam xhudon. "
Por xhudo nuk ishte ëndrra e saj, pasi si fëmijë ishte shumë e butë.
Askush nuk priste që mund të arrinte shumë , megjithatë më vonë u zbulua
një anë tjetër, më e fuqishme e Majlindës .
Kelmendi beson se pavarësisht vështirësive , me vullnet të fortë mund të arrihet shumë .
" Si fëmijë kam ëndërruar të bëhem dikushi . Prindërit e mi janë gjithçka në jetë - ata janë kujdesur për mua, për motrën dhe vëllain tim , dhe ndonëse nuk ishim nga familjet e pasura , por mesatare, ata gjithmonë kanë përmbushur dëshirat tona . Kështu që unë kam ëndërruar se një ditë do të arrijë më shumë në jetë , dhe prindërit e mi nuk kanë më pse të shqetësohen, pasi unë do të jem ajo që do të mbajë shtëpinë . Ndoshta unë isha një fëmijë , shumë e re për të menduar kështu, por kam qenë gjithmonë serioze."
Edhe pse xhudo është një sport i vështirë, ajo rithekson se e do
jashtëzakonisht shumë , sepse nëpërmjet sportit ka arritur të jetë kjo
që është sot - dhe i gjithë vendi është krenar për të.
Mbështetja nga nëna
Edhe prindërit e Majlindës janë marrë me sport - babai me futboll, nëna me karate .
"Në atë kohë ishte ndryshe . Në klubin ku nëna ime ushtronte ishin vetëm
meshkuj, kështu që asaj i është dashur të shkojë fshehurazi nga
shtëpia, dhe gjyshja fshehurazi ia ka qepur kimonot . Kjo ka zgjatur
derisa gjyshja ishte lodhur dhe i kishte thenë : " Unë nuk mund të të
fshehë më gjatë, mos shko më ", thotë Majlinda .
Siç duket, dëshira e paplotësuar e nënës së saj, ndikoi për të mbështetur fuqimisht Majlindën .
" Shumë shpesh ka ndodhur që njëkohësisht kisha ushtrime të xhudos
dhe test në shkollë, dhe nëna më thoshtë :" Jo, jo, shko në ushtrime,
testin do e bësh një herë tjetër . "
Megjithatë , Majlinda nuk e ka lënë pas dore shkollën . Ajo është
diplomuar në shkollën ekonomike dhe ka studiuar për financa , banka dhe
kontabilitet .
Këtë vit , gjatë studimeve pasuniversitare, Majlinda do të punësohet si asistent për xhudo në fakultetin AAB në Prishtinë .
Ky angazhim në sport përcakton edhe mënyrën e saj të jetesës.
" Ndonjëherë nuk kam kohë për prindërit ose familjen . Unë udhëtoj aq shumë sa që zakonisht jam në hotel ose në aeroport , ose në salla ... Nuk kanë shumë kohë për të dalë, por për fat të mirë , nuk jam tip që brengoset shumë për këtë. "
Pa ndihmë të madhe nga shteti
Ajo kujton medaljen e saj në Rio.
" Unë prisja të fitoj një medalje, por me të vërtetë nuk e prisja të
artën . Më kujtohet që pas fitores, nuk mund të flija, por ngritesha
dhe vallëzoja nëpër dhomë . Nëse Zoti do të më ndihmojë që të bëhem
kampion olimpik , unë dyshoj se do të përsëritet ndonjëherë ndjenja e
ngazëllimit që kisha atëherë në Rio. "
Ajo thotë se besimi është shumë i rëndësishëm dhe se nuk ka as fitore të mëdha pa të:
"Ajo që unë i them vetes para çdo luftë të madhe është: unë dua dhe mundem."
Kelmendi rrëfen se si ajo nuk kishte mjaft mbështetje nga shteti para
medaljes së saj të parë, por kishte mbështetje të madhe nga trajneri
dhe familja e tij , të cilët kanë investuar fondet e tyre vetanake për
përgatitje dhe gara .
Pas suksesit të saj në skenën ndërkombëtare Qeveria e Kosovës ka rritur interesimin për sport , sidomos për Majlindën. /Al Jazeera Balkans/
/E.Smerqaku/
Shto koment