Lulzim Ademi: Tifozllaki të bëhet vetëm për argëtim

11.08.2013 (komentet: 0)

Lulzim Ademi është emër i përveçëm i skenës së tifozeris Gjilanase. Ai nuk e ka vetëm konsomimin e tepert te qajit te rusit si veçori që e dallojnë nga të tjerët, edhe pse miqtë e tij të afërm e thërrasin me dy emra përkëdhelës “Luli dhe Mourinho”.

Ai si shumë i ri filloi ta shfaq talentin për komentator dhe dashurin ndaj futbollit. Në Gjilan njihet një nga tifozët më të flakt të Chelseat,dhe njëri nga ata që hap debate dhe jep gjallëri skenës së tifozeris me anë të provokimeve të cilat i ka specialitet.

Lulzim Ademi, Luli apo ‘Mourinho’ është personi më i afërt dhe më i hapur për shokë të skenës së tifozeris. Ai e qon telefonin edhe në gjysmë të natës, natyrisht nëse në atë kohë nuk “rrotullon” ndonjë gotë me qaj të Rusit apo nëse është tepër i lodhur dhe nëse është i tretur në “botën e ëndrrave”.

Në intervisten dhënë për kokaj.net, Lulzim Ademi flet për dëshirën e tijë për të qenë gazetar ose komentor I futbollit.
Niheni si një nga liderët e skenës së tifozeris Gjilanase, me debate dhe rivalitet, si ka filluar e gjithë kjo ?
L.Ademi: Po si shumë I ri e kam shfaqur pasionin dhe talentin për të qenë komentor. Kam përcillur me vemendje ndeshjet në basketbollin Kosovar dhe pastaj ligen Angleze si tifoz I Chelsea Fc. Nga momenti kur kam filluar të shikojë ndeshet në Ligen Angleze nga ky moment kanë filluar debatet e nxeta me shokë. Debatet e nxeta me tifoz të Barcelones me të cilët në disa raste kanë munguar vetëm grushtat nga debatet e forta. Kam qenë një nga ata që nuk e kam perkrahur Barcelonen sepse kam konsiderua se fitonte me ndim te gjygjtarve,aty ka lindur edhe debati i nxetë.
Kto debate të nxeta a kanë ndikuar në raportet e juaja me shokë ?
L.Ademi: Jo kurr, unë gjithmon me shokë kto debate i kemi bërë për argëtim. Në jetën time kam pasur debate me shokë të të gjitha skuadrave të mëdhaja Evropiane por gjithmonë këto raporte kanë qenë në suazat e shoqëris.
Tani jetoni në Francë, a po ju mungojnë shokët ?
L.Ademi: Po, më mungojnë shumë shokët,familja ime, vendet ku e kam kalur kohen, më mungon edhe Llovca në të cilin vend e ndiej veten më rahat se në gjdo vendë tjetër, sepse shumicen e rasteve vikendin e kam kaluar atje me familjar.
Por unë kam gjdo dite kontakte me shokë, nepermjet rrjetit social Facebook. Kam debate dhe flas shpesh me ta.
Cili është mesazhi i juaj për gjithë  tifozët Kosovar ?
L.Ademi: Mesazhi im është shumë i qartë, të duhen shokët në mes vete, tifozllakin ta bëjnë vetëm për kalim të kohes dhe për argëtim.

:

Kthehu mbrapa

Shto koment