Luiz e Lampard, sherr mes vete

12.04.2013 (komentet: 0)

David Luiz dhe Frank Lampard nuk i kanë aspak marrëdhëniet e mira në mes tyre. Kjo gjë është vërtetuar edhe në ndeshjen e Europa League ndaj Rubin.

Dy lojtarët u përfshinë në një konfrontim verbal i cili mund të kishte përfunduar edhe fizikisht sikur në mes mos të futeshin bashkëlojtarët e tjerë. Lampard pas pjesës së parë i drejtoj gishtin David Luizit të cilin e akuzoj për vetjaksinë e tij në disa raste. Luiz nuk e la me kaq pasi që nisi të afrohej tek Lampard. Benayoun në rolin e psikologut e ndali yllin brazilian.”Rezultati i atij rasti u pa më së miri në fushë.

Kthehu mbrapa

Shto koment