Luis Enrique, i përsosur për Barcën

21.05.2014 (komentet: 0)

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, beson se Luis Enrique është trajneri i përsosur për ta ringjallur skuadrën pas sezonit zhgënjyes të katalunasve.

Ekipi nga Camp Nou e përfundoi edicionin 2013/2014 pa trofe dhe kjo i kushtoi me punë trajnerit Gerardo Martino.

“Pse Luis Enrique? Ai e di mënyrën tonë të lojës, e di stilin tonë. Ai është tërësisht i përgatitur që ta drejtojë Barcelonën”.

“Luis Enrique është nga ata njerëz që kanë guxim të përballen me sfida të vështira. Kjo nuk është një sfidë për Luis Enriquen, por një sfidë për Barcelonën”.

“Ai e di si funksionojmë ne, ekipet e të rinjve, Barca B... Ai ndoshta i di të gjitha këto më mirë se unë. Jemi në duart më të mira të mundshme”, ka deklaruar Zubizarreta në një konferencë për shtyp. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment