Lojtarët e Barcelonës i bëjnë homazhe Vilanovas

26.04.2014 (komentet: 0)

Lojtarët e Barcelonës e kanë vizituar ambientin e krijuar nga klubi për t’i bërë homazhe ish-trajnerit të tyre, Tito Vilanovas, i cili ndërroi jetë të premten.

Vilanova, i cili shërbeu si ndihmës i Pep Guardiolas para se të bëhej trajneri kryesor i Katalanasve, vdiq të premten pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt.

Ishte pikërisht Vilanova, i cili e udhëhoqi skuadrën Blaugrane drejt titullit të kampionit të Spanjës me një rekord prej 100 pikëve. Mirëpo, aventura e tij përfundoi shpejtë për shkak të problemeve me kancerin në fyt.

Sot, në një pjesë të stadiumit Camp Nou, lojtarët e Barcelonës së bashku me kryesinë e klubit i kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Vilanovan.

Kthehu mbrapa

Shto koment