Llorente: Më shumë kaloj kohë me Tevezin se me të dashurën

22.02.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente, thotë se ai kalon më shumë kohë me bashkëlojtarin e tij, Carlos Tevez, se sa me të dashurën e tij.

 

Të dy lojtarët u bashkuan te Juventusi, ku kanë formuar pos një partneriteti të suksesshëm, edhe një miqësi të madhe.

Mirëkuptimi i tyre në fushë, ka rezultuar me dyshen që janë bërë shokë të ngushtë dhe Llorente tregon se sa shumë kohë kalon me argjentinasin.

“Ne jemi të dy të ndryshëm, por ndoshta kjo ju duhet për të formuar një partneritet të bukur. Ai është më agresiv se unë, lëvizë më shumë, është më i vogël, ju mund ta shihni atë gjithandej”.

“Jashtë fushës, unë dhe Tevez shoqërohemi shumë. Ne jemi shumë të orientuar familjarisht, ai ka bashkëshorte dhe fëmijë, unë e kam të dashurën dhe prindërit kur ata vijnë të më shohin”.

“Fakt është se pas stërvitjeve unë kaloj më shumë kohë me Tevezin se me të dashurën time”, ka thënë Tevez.

Përgaditi : Engjëll Smërqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment