LK, Milani përballë Barcelonës

16.03.2012 (komentet: 0)

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i përballjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjeve të 1/8 së finales, në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube janë kualifikuar: Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Milani, Bayern Munichu, Marseille, APOEL-i dhe Benfica.

Tërheqjen e shortit e ka bërë sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino dhe ambasadori i takimit final, Paul Breitner.

Shorti ka nxjerrë këto përballje çerekfinale:

1. APOEL - Real Madrid
2. Marseille - Bayern
3. Benfica - Chelsea
4. Milan - Barcelona

Sfidat e para çerekfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 mars, ndërsa ndeshjet kthyese më 3 dhe 4 prill.

Takimet e para gjysmëfinale (Marseille/Bayern – APOEL/Real Madrid dhe Benfica/Chelsea – Milan/Barcelona) do të zhvillohen më 17 dhe 18 prill, ndërsa përballjet kthyese më 24 dhe 25 prill.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 19 maj në Allianz arena në Munih.

Kthehu mbrapa

Shto koment