Liverpooli, kontratë njëvjeçare për Johnson
20.05.2014 (komentet: 0)
Liverpooli i ka bërë ofertë të re Glen Johnsonit për vazhdimin e kontratës.
Mesfushorit anglez i skadon kontrata aktuale në fund të sezonit të ardhshëm, ashtu që klubi nga Anfield dëshiron që t’ia vazhdojë atë.
Megjithatë, Redsat i kanë ofruar vazhdim vetëm edhe për një sezon tjetër, gjë që nuk i pëlqen 29-vjeçarit.
Ai është i interesuar për kontratë afatgjate me kushtet aktuale.
Megjithatë, Brendan Rodgers është në kërkim të mbrojtësit të Southamptonit, Dejan Lovren, ashtu që nuk planifikon t’i ofrojë diçka tjetër Johnsonit.
Shto koment