Liverpooli i tregon Realit çmimin e Suarezit
20.02.2014 (komentet: 0)
Mediat angleze kanë shkruar për interesimin e Real Madridit për blerjen e Luis Suarez në afatin kalimtar të verës.
Agjentë të skuadrës madrilene kanë nisur bisedimet e para me zyrtarë të Liverpoolit. Drejtori i Liverpoolit, Ian Ayre ka qenë i prerë në interesimin e Realit.
"Luis Suarez nuk ka gjasa të shitet nën shifrën e 100 milion eurove. Jemi të gatshëm të nisim bisedimet me skuadrat që janë të gatshme të paguajnë këtë shumë" ka thënë Ayre.
Përgaditi : Engjell Smerqaku
Shto koment