Liverpooli drejt titullit

30.03.2014 (komentet: 0)

Liverpooli është shndërruar në favorit për të fituar titullin e Ligës Premier, pasi Redsat kanë shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Tottenhamit për të marrë kreun e tabelës.

Redsat kaluan në epërsi të hershme në ndeshje përmes një autogoli të Younes Kaboul në minutën e dytë të takimit. Ata arritën ta dyshojnë epërsinë dhe krijojnë një rehati që në pjesën e parë, me një gol të shënuar nga Luis Suarez (25’).

Të zgjedhurit e trajnerit Brendan Rodgers bënë lojë sulmuese edhe në pjesën e dytë të takimit, duke krijuar disa raste dhe duke shënuar dy gola të tjerë.

Dhjetë minuta me të filluar pjesa e dytë Philippe Coutinho shtoi avantazhin e vendasve, derisa Jordan Hendersen vulosi fitoren e thellë të Liverpolit (75’).

Tre pikët e reja, e vendosin Liveproolin në pozitë komode për të luftuar për titullin e Ligës. Redsat tash mbledhin 71 pikë, dy më shumë se Chelsea, që pushton pozitën e dytë, dhe katër më shumë se City, që ndodhet i treti.

Meqenëse City ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, vendimtare në garën për titull mund të jetë pikërisht sfida në mes të ekipit të Manuel Pellegrinit dhe atij të Brendan Rodgers, që zhvillohet dy javë më vonë në Anfield.

Ndeshja ishte e veçantë për Suarez, i cili theu rekordin e Robbie Fowler, duke shënuar golin e 29-të të sezonit, edhe pse ishte i suspenduar në fillim të sezonit.

Kthehu mbrapa

Shto koment