Liverpool dëshmon se është më e fortë se Man Utd
01.09.2013 (komentet: 0)
Liverpooli i këtij edicioni po duket ai i viteve të dikurshme. Reds e kanë mposhtur rivalin e përjetshëm, Manchester United me rezultat 1 me 0.
Një gol i Daniel Sturridge i shënuar në minutën e tretë ka mjaftuar për 3 pikët e radhës. Në të tri ndeshjet e para,. Sturridge ka shënuar 3 gola ndërsa me këto tre gola Liverpool ka arritur 9 pikë.
United mbetet me vetëm 4 pikë nga tre ndeshjet e para ndërsa Liverpooli është lider me 9 pikë.
Shto koment