Lista provizore, Del Bosque lë jashtë Iscon

13.05.2014 (komentet: 0)

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, e ka konfirmuar listën provizore të 30 lojtarëve të kombëtares së Spanjës.

 Isco ka vuajtur që të gjejë formën e tij më të mirë në pjesën e dytë të sezonit dhe ai kështu definitivisht nuk do të jetë në Botëror,pasi nuk është përfshirë në listën prej 30 lojtarëve, e cila është vetëm provizionale.

Në Botëror do të mungojë edhe Alvaro Arbeloa, vendin e të cilit në kombëtare e ka zënë Dani Carvajal.

Në ndërkohë, Iker Casillas ka arritur të përfshihet në listë përkundër faktit se ka pasur minutazh të vogël, teksa edhe Thiago Alcantara dhe Fernando Llorente po ashtu janë ftuar.

Të ftuar janë edhe Ander Iturraspe, Alberto Moreno dhe Koke.

Del Bosque do të bëjë të ditur listën e tij përfundimtare më 25 maj.

Skuadra e plotë e Spanjës:

Portier: Iker Casillas (Real Madrid), Pepe Reina (Napoli), David de Gea (Manchester United)

Mbrojtësit: Dani Carvajal, Sergio Ramos (Real Madrid), Juanfran (Atletico Madrid), Raul Albiol (Napoli), Javi Martinez (Bayern Munich), Alberto Moreno (Sevilla), Jordi Alba, Gerard Pique (Barcelona), Cesar Azpilicueta (Chelsea)

Mesfushorët: Andres Iniesta, Cesc Fabregas, Sergio Busquets, Xavi (Barcelona), Santi Cazorla (Arsenal), Juan Mata (Manchester United), David Silva (Manchester City), Thiago Alcantara (Bayern Munich), Ander Iturraspe (Athletic Bilbao), Koke (Atletico Madrid), Xabi Alonso (Real Madrid)

Sulmuesit: Diego Costa, David Villa (Atletico Madrid), Alvaro Negredo, Jesus Navas (Manchester City), Fernando Torres (Chelsea), Fernando Llorente (Juventus), Pedro (Barcelona). 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment