Liga Premier: Hazard, ylli i javës.

20.03.2013 (komentet: 0)

Eden Hazard është ylli javës në Ligën Premier pasi shkëlqeu në fitoren e Chelseat ndaj West Hamit.

Mesfushori belg shënoi njërin nga golat dhe asistoi në një tjetër, si dhe shfaqi disa lëvizje dhe mashtrime brilante duke treguar kështu klasin e tij.

Hazard shoqërohet në mesfushë edhe nga Santi Cazorla, i cili edhe pse nuk shënoi për Arsenalin në fitoren 2-0 ndaj Swansea, krijoi shumë raste dhe ishte dirigjuesi i ndeshjes së Topçinjve.

Cazorla shoqërohet në ekipin e javës edhe nga bashkëkombësi dhe ish-bashkëlojtari i tij te Malaga, Nacho Monreal, pasi përforcimi i ri Arsenalit shënoi golin e parë me fanellën e klubit londinez. Në mbrojtje bie në sy edhe emri i Rio Ferdinand.

Sulmuesi i vetëm këtë javës është Andreas Weimann, pasi ylli i Aston Villas shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër në fitoren 3-2 ndaj QPR.

Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier, zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: Brad Guzan (Aston Villa)

Mbrojtës: Seamus Coleman (Everton); Rio Ferdinand (Manchester United); Chris Samba (QPR); Nacho Monreal (Arsenal)

Mesfushorë: Morgan Schneiderlin (Southampton); Leon Osman (Everton)

Mesfushorë të avancuar: Eden Hazard (Chelsea); Santi Cazorla (Arsenal); Shaun Maloney (Wigan)

Sulmues: Andreas Weimann (Aston Villa)

Formacioni 4-2-3-1

Guzan

Coleman – Ferdinand – Samba – Monreal

Schneiderlin – Osman

Hazard – Cazorla – Maloney

Kthehu mbrapa

Shto koment