Liga e Kombeve nga sezoni 2018/19

26.03.2014 (komentet: 0)

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka dhënë idenë për të krijuar Ligën e Kombeve që nga sezoni 2018/19, ku do të përfshijë të gjitha 54 federatat anëtare, të cilat do të kenë mundësi të luajnë me njëra tjetrën një garë të ngjashme me kampionatet e fundjavës.

E përditshmja britanike, Telegraph zbulon se në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s që do të zhvillohet këtë javë në Kazakistan do të miratohet dhe kjo garë, që do të fillojë pas Kampionatit botëror të vitit 2018.
Të gjitha 54 përfaqësueset e kontinentit evropian do të ndahen në tre ose katër kategori dhe skuadrat mund të lëvizin në kategori me ngritje ose zbritje në bazë të vendeve që do të zënë në divizionet përkatëse, transmeton kl.
Ndërsa 16 skuadrat më të mira të kontinentit do të luajnë në grupin e parë, që përbëhet nga skuadrat më të forta dhe ndeshjet mes tyre do të zhvillohen në një periudhë dy vjeçare gjatë datave kur janë parashikuar miqësoret dhe do të luajnë me sistem vajtje ardhje.
Fitueset e katër divizioneve do të marrin pjesë në një final four, i cili mund të zhvillohet në një vend neutral në verën e një viti. Gjithashtu fituesit e secilit divizion do të kenë shansin për të shkuar direkt për në evropianin e ardhshëm.
Sipas drejtuesve të UEFA-s, Liga e Kombeve do të jetë gara e tretë më e rëndësishëm në botë për përfaqësueset, pas Botërorit dhe Kampionatit Evropian.

Kthehu mbrapa

Shto koment