Liga e Kampionëve , përmbledhja e ndeshjeve

01.10.2015 (komentet: 0)

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, Atletico Madrid, megjithëse ka treguar formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e La Ligës, kësaj rradhe na ka befasuar , këtë xhiro të Ligës së Kampionëve dëshpëroi pasi u mposht nga porutgezët e Benficas me rezultat 1-2.

Atletcio udhëhoqi qysh në minutën e 23-të me golin e Angel Correras, por një gol dhe një asistim nga Nicolas Gaitan bënë që portugezët të dalin triumfues nga kjo përballje. Spanjollët dominuan minutat e parë të ndeshjes, por Benfica nuk u dorëzua. Gaitan shfrytëzoi mosmarkimin e mbrojtësve dhe shënoi në këndin e portës së Jan Oblakut. Ky ishte goli i parë i pësuar nga Los Rojiblancos në shtëpi që nga marsi i vitit 2014 – rreth 760 minuta pa pësuar gol. Por kur ky rekord u thye, mysafirët nuk u ndalën me kaq. Gaitan përsëri u tregua vendimtar pasi duke u shmangur krijoi mundësi që Guedes të shënonte golin e dytë, që doli të jetë gol i fitores për ta.

Manchester City arriti që në fund të ndeshjes t’u vjedhë tre pikë gjermanëve të Borussia Monchengladbachut. Gjermanët u treguan shumë të rrezikshëm në minutat e para të ndeshjes duke bërë kështu që në minuën e 19-të të fitojnë një penalti të cilën në gol nuk e shndërroi dot Raffael. Por vendësit nuk u ndalën dhe në pjesën e dytë, në minutën e 54-të, Lars Stindl shënoi gol. Nga ky moment mysafirët nga ishulli morën veten dhe megjithëse golin e barazimit e shënoi një lojtar kundërshtar, Andreas Christensen në minutën e 64-të, loja që treguan ishte në nivel deri diku. Duke mbajur presionin Citizens arritën që të nxjerrin penalti në minutën e fundit të ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi Sergio Aguerro, duke marrë kështu tre pikë nga një udhëtim i vështirë në Gjermani.

CSKA Moska  ishte skuadër më e mirë se holandezët e PSV-së. Një dygolësh i Seydou Doumbias dhe një gol tjetër nga Ahmed Musa ishin të mjaftueshëm për fitoren 3-2 të rusëve. Për mysafirët të dy golat i shënoi Maxime Lestienne, por kjo ishte gjithçka që mundën të bënin djelmoshat e Philip Cocus.

Juventusi është ngjitur në krye të Grupit D pasi në shtëpi mposhti kampionen e Ligës së Europës, Sevillan. Alvaro Morata dhe zëvendësuesi Simone Zaza shënuan dy golat e vetëm në ndeshje, duke i dhënë kështu Juventusit fitoren e parë sivjet në Ligën e Kampionëve.

Tre herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, i dha formë fitores së dytë të Los Blancos në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Goli i parë i asit portugez ishte i 500-ti i tij në karrierë dhe i 323-ti për Real Madridin, duke u barazuar kështu me Raul Gonzalesin për nga numri i golave të shënuar në fanellën mbretërore. Për të vulosur gjithçka dhe thyer rekordin e spanjollit, CR7 shënoi golin e tij – dhe të Realit – të dytë në minutat e fundit të ndeshjes.

Manchester Unitedi përmbysi rezultatin duke arritur të marrë tre pikë nga një përballje e vështirë me skuadrën gjermane Wolfsburg. Daniel Caligiuri u dha epërsinë mysafirëve vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes duke shuar të gjitha thirrjet në Old Trafford. Por, Juan Mata pasi nxori penallti tridhejtë minuta pas golit të disavantazhit, një minutë më pas atë e shnëdërroi në gol. Golin e dytë dhe të fitores për Djajtë e shënoi Chris Smalling, tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Paris Saint-Germain ishte skuadër shumë e fortë për skuadrën ukrainase Shakhtar Donetsk. Serge Aurier siguroi epërsinë për francezët vetëm shtatë minuta pas fillimit të ndeshjes duke treguar se e kanë seriozisht. Golin e dytë e shënoi David Luiz pas një goditje nga këndi, ndërsa të tretin Darijo Srna që u ndihmoi parisienëve për të vulosur gjithçka.

Përballja më pak me rëndësi e kësaj jave Astana – Galatasaray përfundoi me barazim 2-2. Të dy palët luajtën një ndeshje dramatike, me përfundim dramataik, ndëryshe nga pritshmëritë.

Kthehu mbrapa

Shto koment