LEWANDOWSKI: 2016-TA, VITI I BAYERNIT

14.01.2016 (komentet: 0)

Robert Lewandowski është besimplotë se Bayern Munich i ka të gjitha mundësitë për të arritur suksesin e trefishtë në këtë sezon.

Edhe vitin e kaluar gjatë pauzës dimërore të besuarit e Pep Guardiolës ishin në garë të tre trofetë sezonalë, por në fund bavarezët u mjaftuan vetëm me triumfin në Bundesligë pasi Bayerni u eliminua në gjysëmfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe Champions Leagues, respektivisht nga Borussia e Dormtundit dhe Barcelona. Gjithsesi njeriu i momentit në shtëpinë e kampionëve të Gjermanisë, bomberi polak Robert Lewandowski është i sigurtë se këtë vit gjërat do të jenë ndryshe dhe Bayerni në fund do të kurorëzohet si skuadra kampione në tre kompeticionet ku merr pjesë.

 “E dimë që kemi gabuar sezonin e kaluar dhe këtë herë do të përpiqemi t’i bëjmë gjërat ndryshe. Ne të gjithë shpresojmë shumë madje jemi të bindur se nuk do të përsëritim të njëjtat gabime. Pavarësisht se kemi 8 pikë avantazh në kampionat ndaj ndjekësit më të afërt ne do të luftojmë fort deri në fund sepse në futboll asgjë nuk është e sigurtë. Duhet të japim maksimumin edhe në Champions League e Kupën e Gjermanisë pasi vetëm nëse luajmë ashtu sic dimë mund të triumfojmë edhe në këto dy kompeticione. Unë jam i bindur se 2016-ta do të jetë viti i Bayernit”.

Robert Lewandowski është lojtari më produktiv i Bayernit në këtë sezon teksa në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka arritur të realizojë plot 23 gola, një mesatare e frikshme që tregon për potencialin e madh që zotëron sulmuesi polak.

Kthehu mbrapa

Shto koment