Lëndohet përsëri Mario Gomez

25.03.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi gjerman, Mario Gomez, nuk do të mund t’i ndihmojë përfaqësueses së Gjermanisë për në kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.

Ylli i Fiorentinës, ka pësuar përsëri lëndim në gjurin e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushave për rreth pesë muaj. Gomez u lëndua në takimin ndaj Napolit që skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1:0. 
 
Sulmuesi gjerman u rikthye nga një lëndim i rëndë një muaj më parë por fati nuk ishte me të dhe nuk do të jetë në gjendje për t’i ndihmuar as skuadrës së tij por as Përfaqësueses gjermane.

Kthehu mbrapa

Shto koment