Lëndohen lojtarë, tifozë e policë

01.09.2013 (komentet: 0)

Disa lojtarë dhe tifozë janë lënduar gjatë ndeshjes Prishtina – Trepça në stadionin e Prishtinës.

Ndëshja kishte filluar në orën 17:00 dhe pas konfliktit ajo është ndalur. 

Dyshohet se tifozët e ekipit futbollistik "Trepça", kanë hedhur gaz në drejtim të tifozëve të "Prishtinës".

Të lënduar janë edhe policët. Ndërkaq, prej gazit është prekur edhe kryetari i klubit "Prishtina", Remzi Ejupi.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kthehu mbrapa

Shto koment