Legjenda e shahut viziton Tiranën

25.03.2014 (komentet: 0)

Tiranë, 25 mars - Legjenda e shahut botëror Gary Kasparov ka vizituar Tiranën për të promovuar këtë sport në shkolla. Kasparov ka qenë në shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” ku është paraqitur projekti për përfshirjen e shahut në kurrikulën shkollore. Prej shtatorit ky projekt do të nisë në 10 shkolla.



Qëllimi është zhvillimi i këtij sporti në Shqipëri, por më e rëndësishmja ndihma që jep shahu për zhvillimin kulturor të fëmijëve duke forcuar durimin dhe vëmendjen. Gary Kasparov ka qenë pjesë edhe i një simultaneje ku sfidantët e tij ishin një grup fëmijësh.

Më vonë ish-kampioni i shahut ka bashkëbiseduar me figura të së kaluarës në shahun shqiptar dhe shahistët e rinj në një takim që u zhvillua në selinë e Këshillit të Ministrave ku i pranishëm ishte edhe kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Kthehu mbrapa

Shto koment