Lavezzi: PSG mund ta blejë Messin
23.03.2014 (komentet: 0)
Ezequiel Lavezzi beson se Paris Saint-Germaini ka fuqi për ta transferuar superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasi ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2018 dhe pritet që t’i rinovohet kontrata e tij, mirëpo kohët e fundit është spekuluar për mundësinë që 26-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Mirëpo, klubet e interesuara për të duhet të kenë 250 milionë euro për ta prishur kontratën e tij, kurse, sipas Lavezzit, kompania që e pronëson PSG-në (Qatar Investment Authority) i ka këto para.
“Një klub si PSG mund ta marrë një lojtar si Leo Messi. Në futboll, gjithçka është e mundur”.
“Klubi duhet t’i shqyrtojë mundësitë, por të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe lojtari”, ka deklaruar Lavezzi për Telefoot.
Shto koment