LAMPARD: MOURINHO ËSHTË MË I MIRI

21.05.2013 (komentet: 0)

Frank Lampard ka folur edhe një herë për Jose Mourinhon, në një intervistë dhënë Talksport, në ditën e largimit të ‘Special One’ nga Real Madridi.

“Besoja se isha një lojtar i mirë, por kur e kam njohur Mourinhon, e kam hequr pëlqimin që kisha për veten. Jose e nxjerr më të mirën nga secili lojtar. Faktikisht është fantastik dhe e përgatit skuadrën në një mënyrë brilante. Për mua, ai është më i miri”, deklaroi mesfushori anglez.

Mourinho pritet të kthehet në Chelsea nga sezoni i ardhshëm, pasi kaloi tri sezone në Santiago Bernabeu, ku nuk pati eksperiencë shumë të suksesshme.

Kthehu mbrapa

Shto koment