“Lampard ka lënë gjurmë si asnjë tjetër te Chelsea”

04.05.2013 (komentet: 0)

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Graeme Le Saux, ka thënë se Frank Lampard ka lënë gjurmë në klubin londinez më shumë se asnjë lojtar tjetër në histori.

Lampard në Stamford Bridge është që nga viti 2001 dhe me 15 golat e shënuar këtë sezon për Chelsean, ai i është afruar në vetëm një gol rekordit të golashënuesit më të mirë të klubit londinez Bobby Tambling.

Dhe, La Saux beson se veterani ka dhënë kontribut të madh gjatë viteve të tij te Chelsea.

“Pa marrë parasysh se nëse ai largohet apo jo, Lampard ka lënë gjurmë të mëdha në këtë klub si asnjë lojtar tjetër. Kontributi i Frankut për ekipin përgjatë aq shumë viteve ka qenën tejet i madh dhe jo vetëm për atë që ka arritur me rekordet e golave, por në përgjithësi i gjithë kontributi i tij ka qenë i madh”, ka theksuar La Saux.

Kthehu mbrapa

Shto koment