KV “ Drita” (f) në duar të sigurta

09.11.2014 (komentet: 0)


Klubi më i suksesshëm gjilanas dhe i mbarë Anamoravës, KV “Drita” (F) që nga themelimi e deri në vitet e para të pas luftës, më fund me ardhjen e Valon Murselit, është në duart e sigurta. Valon Murseli biznesmen i cili jeton dhe punon në Zvicër, me vite të tëra donator i vetëm, garanton se Klubi tash e tutje e ka të zgjidhur problemin e financimit .

 

Gentrit Murseli

Fillet e para të lojës së volejbolli në Kosovë datojnë nga viti 1936 në Gjimnazet e atëhershme në qytetet e ndryshme të Kosovës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 8 Tetor të vitit 1948 në Kosovë u themelua Këshilli iniciator për lojërat sportive (Volejboll,basketboll dhe hendboll) dhe u formuan disa Seksione për Volejboll–në Prishtinë “Proleteri” dhe “Poleti”, në Pejë “Buduqnost”, në Mitrovicë “Trepça”,në Ferizaj “Borac”, në Prizeren “Metohia”, në Gjilan “C.Zvezda” dhe në Gjakovë “Brastvo”.

Më 24-28 Tetor 1948 në Prishtinë,u organizua Kampionati i parë në Volejboll me 6 (gjashtë) ekipe. Ndërsa më 20 Mars 1949 u mbajt Kuvendi themelues i këshillit të Volejbollit për Kosovë.

Më 31 janar 1951 kanë ekzistuar 9 seksione dhe një  Klub i Volejbollit në Kosovë. Kampionati i pare më gjithëpërfshirës në Kosovë u mbajt në vitin 1956, në të cilin morën pjesë 22 ekipe. Në çdo dy vite në kuadër të lojërave të Shkollave të mesme të Kosovës organizoheshin edhe garat në Volejboll.

Gjatë Historikut, Volejbolli në Kosovë pati batica dhe zbatica e veta. Prej vitit 1960 në Kosovë ekzistojnë 2 (dy) liga të volejbollit për meshkuj. Në vitin 1951 në Gjilan për herë të parë u formua klubit i volejbollit në konkurrencën e meshkujve, me iniciativën e profesorëve dhe nxënësve të shkollës Normale e njëri ndër nismëtarët ishte Enver Gjinolli. Ndërsa në vitin 1963 fillohet i zhvillimi i garave.

Në Kosovë garat në konkurrencën e femrave, për here të parë në formë lige janë organizuar në vitin 1975. Ndërsa në Gjilan për herë të parë nismëtarë të formimit të klubit të parë të volejbollit për femra ishin pedagogët sportiv Hajrush Fazliu, Hafiz Gashi dhe Shaban Kastrati të cilët bënë përzgjedhjen e talenteve të reja të cilat më vonë u bënë bartëse të sukseseve ne volejbollin kosovarë.

Klubi për herë të parë është formuar në vitin 1982 në kuadër të shkollës fillore ''Selami Hallaqi'' të qytetit. Pedagogët sportiv Hajrush Fazliu, Hafiz Gashi dhe Shaban Kastrati, të përkrahur nga strukturat komunale dhe shkollore bënë përzgjedhjen e talenteve të reja të cilat më vonë u bënë bartëse të sukseseve ne volejbollin kosovarë.

Në vitin 1984 klubi morri pjesë në kampin e reprezentacionit të Jugosllavisë së atëhershme në Kroaci. Nga viti 1984  dhe deri me ndërprerjen e garave në Jugosllavin e atëhershme, klubi dominon në të gjitha garat në Kosovë pa asnjë humbje dhe vetëm me një set te humbur. Gjatë kësaj periudhe klubi dy herë mori pjesë në garat kualifikuese për ligën e dytë federative.

Viti 1990 ishte viti i ndarjes nga aktivitetet sportive ne ish Jugosllavi. Kjo ndodhi për shkak të gjendjes së atëhershme në përgjithësi si rezultat i mohimit te gjitha te drejtave nga regjimi serb. Edhe volejbolli si edhe sportet tjera u organizua si i pavarur

Më 1993 për here të pare u organizua edhe turneu i ekipeve femërore në Gjilan, në turneun në fjalë morën pjesë ekipi i KV ”Drita“ nga Gjilani, Universiteti Prishtinë, “Arbëria” Kamenicë, “Kastrioti” Ferizaj, “Komogllava” Komogllavë dhe ekipi “Iliria” Leshkobare. Pas turneut në fjalë u organizua edhe liga në konkurrencën e femrave.

Nga viti 1991 deri në vitin 1999 kur ndërpriten garat për shkak të luftës në Kosovë, KV Drita (F) ishte gjashtë herë kampion i Kosovës, dy herë nën kampion dhe pesë herë fitues i Kupës së Republikës së Kosovës.

Edhe në vitet e para të pas luftës KV “Drita'' ishte ndër klubet më të suksesshme. të garave të organizuara, në Kosovën e pasluftës. Nga paslufta e deri më sot “Drita” katër herë arriti të jetë nën kampion i kampionatit dhe një herë fitues i Kupës së Republikës.

Edhe pse klubit i mungonte titulli i kampionit, megjithatë klubi arriti të zhvilloj ndeshje jashtë vendit, që ishte një dëshirë e kahershme e vajzave gjilanase.

Volejbollistet e Gjilanit si më të suksesshmet në Kosovë, në mungesë të mjeteve materiale iu deshën të kalojnë dhjetë vite pas çlirimit të zhvillojnë vizitën e parë në Evropën Perëndimore. Dalja jashtë shtetit u arrit falë donatorit Valon Murseli (nga  ky vit e deri me sot nuk u shkëput asnjëherë duke i ndihmuar klubit). Pra për here të parë volejbollistet gjilanase ndeshjen e parë ndërkombëtare e zhvilluan në Danimarkë.

Vullneti dhe dëshira e madhe e vajzave, puna e palodhshme e pedagogeve sportiv, përkundër vështirësive të mëdha gjatë gjithë periudhës së ekzistimit të klubit ishte faktori kryesor për sukseset e arritura. Edhe pse me vështirësi të mëdha, sigurimi i mjeteve materiale, përkrahësit e sportit ishin ata që i mundësuan klubit ekzistencën.

''Vlen të theksohet se periudha nga pavarësimi i sportit deri në fillimin e luftës dhe në vitet e para të pasluftës përkrahja ka qenë shumë e madhe nga anëtarët e kryesisë së klubit të cilët ishin nga radhët e afaristëve më të suksesshëm të komunës nuk kursyen as pak mjetet e tyre financiare të nevojshme që klubi të jetë në krye të elitës së volejbollit në Kosovë“, thotë ish Kryetari i Klubit profesor Ismet Azizi, i cili ishte në krye të KV “Drita” në periudhën më të suksesshme të saj (1995-2002).

Prej vitit 2002 fillon periudha më e erret sa i përket kushteve materiale te Klubit, ku vjen ne pikëpyetje edhe vet ekzistimi i Klubit.
Dëshira e madhe për punë e Mehmet Ademit bëri që klubi në vështirësi të mëdha të mbijetoj deri në vitin 2004. Po në këtë vit kryetrajner i klubit emërohet Lorik Ilazi, i cili filloi organizimin dhe strukturimin e ekipit. Në vitin 2006 me iniciativën e Lorikit Ilazit udhëheqjen e klubit e merr përsipër Agim Zuzaku.
‘’KV DRITA’’ edhe pse me vështirësi të mëdha arrin të mbijetoj deri në vitin 2008 kur me vet dëshirë klubit i del ne ndihmë bisnismeni Valon Murseli.
Nga ky vit fillon një epokë e re për klubin dhe volejbollin gjilanas.
Valon Murseli është bisnesmen nga Gjilani qe jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës.
Zyrtarisht Sponsor i Klubit ‘’KV DRITA’’ është nga viti 2008, po në këtë vit kandidon dhe zgjidhet nënkryetar i Klubit.
Të gjitha sukseset e Klubit nga kjo periudhë janë të lidhura me emrin e Valonit.
Investimet e para ishin ato teknike, ku klubi pajiset me mjetet e elementare te funksionimit – pajisjet sportive:mbathjet dhe topat, obligimet ne Fedaraten e Volejbollit dhe për herë të parë pas lufte Klubi përforcohet me dy lojtare te huaja.
Në vitin 2008 KV “Drita’’ arrin deri në finale te Kupës dhe nga Kuvendi Komunal shpallet si Klubi më i mirë në Gjilan.

Ditët e mira për klubin sapo kishin filluar, sponsori ‘’Valoni GMBH’’ i qëndroj besnik skuadrës duke i dalë ne ndihmë sa herë qe kishin nevojë.
Drita kishte një skuadër të kompletuar,  pjesë e klubit ishte edhe Ish-sportisja më e mirë dhe disa herë volejbollistja më e mirë në Kosovë, Vlora Hasani-Berisha.
Ne vitin 2009 me përkrahje te drejtpërdrejtë nga ‘’ValonGMBH’’, KV “ Drita’’ për herë të parë në histori zhvillon ndeshje miqësore jashtë vendit.
KV” Drita’’ zhvillon 5 takime miqësore në shtetin e Danimarkës, ku nga 5 ndeshje, kthehet me një fitore.
 KV DRITA      -Brondby VK              0-3
KV DRITA      -Fortuna Odense       0-3
KV DRITA      -Lyngby Volley           0-3
KV DRITA      -Holte IF                     1-3
KV DRITA      -Polities IF                 3-0

Po në këtë vit ‘’Drita’’ shpallet  nën kampion i Kosovës.
Organizimi i mirë i klubit, mjetet e mjaftueshme materiale dhe puna e palodhshme e kryetrajnerit Lorik Ilazi bënë që në vitin 2010 të bëhet transformimi i Shkollës se Volejbollit ‘’Drita’’. Klubi mori përkrahje nga shume strateg botëror mes të cilës ish-reprezentuesi i SHBA-ve Donald Suxho, i cili ne mars të këtij viti vendos që personalisht të merë pjesë ne inaugurimin e Akademisë.

Kontribut të madh ne avancimin e akademisë ‘’Drita’’ dha Valon Zymberi.
Valon Zymberi gjatë kësaj periudhe kohore ishte ndihmës trajner i Lorik Ilazit dhe gjithashtu trajner kryesor i ‘’Akademia Drita’’ që garon në kategorinë e dytë.
Në vitin 2011 KV “DRITA’’ është përsëri finalist në Kupën e Kosovës.
Në vitin 2012 KV “DRITA’’ shpallet nën kampion i Kosovës, gjatë këtij edicioni vjen deri tek ndërrimi komplet i gjeneratës se lojtareve ku rrolin kryesor e marrin Akademia e klubit. Me këtë përbërje arrin të zë vendin e tretë në Superligë.

Ne vitin 2013, pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit te Klubit te Agim Zuzakut barra kryesore përveç ne financim edhe ne udhëheqje te Klubit i bie z. Valon Murselit.
Eksperienca e vogël tek senioret ishte faktori kryesor i mos arritjes të ndonjë suksesi të veçantë, megjithatë ne vitin 2013 ‘’Drita’’ arrin të bëhet Kampione e Kosovës në kategorinë e Junioreve.

Në vazhdim të garave në një përbërje të tillë të lojtareve të reja ekipi arrin të bëhet Kampion Vjeshtor 2013/2014.
Në vitin 2014 Klubi Drita arrin të fitoj kupën e Republikës së Kosovës dhe të shpallet nën kampion i Kosovës, ndërsa kampion i padiskutueshëm ne kategorinë e junioreve. Për rezultatet e arritura lojtaret u shpërblyen me pushim në bregdet, ku kaluan disa ditë ne Ulqin.
Duke u bazuar në rezultatet e fundit të treguara, mund të thuhet  që klubi tashmë është ne duar të sigurta falë Kryetarit të Klubit po ashtu donatorit të vetëm Valon Murseli.

Situata e vështirë materiale e Sportit gjilanas, ku shumë klube janë shuar e shumë të tjera në prag të shuarjes, KV “Drita” është shembull i organizimit të mirë dhe sigurimin e donacioneve. Falë punës së trajnerëve, angazhimit të lojtareve bëri që Klubi të siguroj një udhëheqje dhe një donator siç është Kryetari i tanishëm i klubit.

“Apeloj tek të gjithë bisnismenët shqiptar kudo që punojnë dhe jetojnë që të bëjnë gjithçka që sportistëve të iu dalim ne ndihmë sepse këta janë ambasadorët më të çmuar të Kosovës. Të bashkohemi dhe ti dalim ne ndihmë sportisteve, Gjilani ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti i kulturës, civilizimit dhe sportit“, tha në mes tjerash kryetari i KV “Drita” (f), Valon Murseli.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment