Kush do ta zë vendin e Fergit?

08.05.2013 (komentet: 0)

Alex Ferguson ka shokuar gjithë botën e futbollit me pensionimin e tij, por kush do ta ketë guximin që t`i mbath këpucët e tij në Manchester United?

Me kontratën që i skadon në verë, bosi i Evertonit David Moyes duket se është trajneri i mundshëm që do të merr kontrollin në “Old Trafford”.

Jose Mourinho gjithmonë ka shfaqur dëshirën e tij që të jetë zёvendёsues i Alex Fergusonit, por duket se Chelsea do të jetë shtëpia e tij e ardhshme.

Jurgen Klopp mund të jetë një mundësi e mirë që të marr kontrollin, pasi që ka fituar shumë pikë për punën e tij që e ka bërë në Borussia Dortmund. 

Kthehu mbrapa

Shto koment