KUKA: VETË PUTIN KA LEJUAR FLAMURIN E KOSOVËS NË RUSI

24.04.2016 (komentet: 0)

Driton Kuka trajneri i xhudisteve, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, shpalosi edhe detajet se si u bë puna që në mes të Rusisë të valojë flamuri kosovar dhe të intonohet himni shtetëror i Kosovës.

Ai tha se kjo ka qenë ndërhyrje e drejtpërdrejt e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Ministria e Jashtme Ruse nuk do të lejonte simbolet shtetërore kosovare në këtë kampionat, mirëpo Putin ka kërcënuar se nëse nuk realizohet e drejta e ekipit kosovar, ai do të vijë vetë që të vendos flamurin kosovar.

“Putini ka qenë kategorik për të vendosur flamurin e Kosovës, por ministria e jashtme kishte ndaluar këtë, ndërsa Putini ka thënë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka. 

Kthehu mbrapa

Shto koment