Kuba kërkon kthimin e lavdisë përmes fëmijëve

13.02.2012 (komentet: 0)

DËSHTIMI NË OLIMPIADËN E KALUAR DETYROI VENDIN E ÇMENDUR PAS BOKSIT QË TË NDRYSHOJË STRATEGJINË

 

HAVANA, 12 SHKURT (AP) - Lazaro Perez jep goditje të shkurtra në mënyrë ritmike në drejtim të rivalit të tij, në një palestër në Havana. Ai vallëzon në ring, bën manovrime dhe çdo goditje e jep me hungërimë. Pas gongut final, ai ngre lart duart e lodhura në shenjë triumfi. Një buzëqeshje mbizotëron në fytyrën e një djaloshi, që është vite larg për t’idalë mjekra. Perez vetëm sa është bërë kampioni i parë i Havanas në kategorinë deri në 34 kilogramë, për grupmoshën 9 deri 10-vjeçare. 

Kuba e çmendur pas boksit po i fut sportistët në ring më herët se kurrë më parë. Ideja është se ata që startojnë herët në boks do të kenë një përparësi si në përvojë ashtu edhe në teknikë, kur vjen momenti për të bërë gara serioze. Ky veprim është pjesë e programit për të kthyer lavdinë e boksit kubanez. Kuba ishte kthyer nga Olimpiada 2008 në Pekin pa fituar medalje të artë. Kjo i ndodhi për herë të parë pas plot 40 vjetësh. “Unë kam nisur të boksoj, për të shkuar hapave të babait tim. Nuk frikësohem. Jam i shpejtë dhe më pëlqen ky sport. Dua të jem një boksier i madh si Yuriorkis Gamboa, të cilin e kam idhull. Por, dua të fitojedhe shumë medalje, siç ka bërë Felix Savoni”, ka thënë Perezi 9-vjeçar.

Nuk është e pazakontë në këtëperiudhë që boksierët të futen në ringnë një moshë kaq të re. Federata Ndërkombëtare e Boksit ndalon boksin garues para moshës 15-vjeçare, por i lë federatat nacionale që të vendosin rregullat për fëmijët e grupmoshave më të reja. Një zyrtare e “USA Boxing” ka thënë se garat në SHBA startojnë në moshën tetëvjeçare, ndërsa shumë i nisin stërvitjet si shtatëvjeçarë. Që kur garat për moshën e re në Kubë kanë nisur vitin e kaluar, me qindra fëmijë janë paraqitur në turne të boksit, si ai i 21 janarit që u mbajt në palestrën Rafael Trejo në Havana. Ka rregulla strikte për të siguruar fëmijët që boksojnë. Një mjek e përcjell çdo luftë dhe gjyqtari e përcjell sa më afër meçin. Raundet janë të limitura, nga tri sosh prej 50 sekondave. Vetëm goditjet direkt janë tëlejuara dhe boksierët duhet të mbajnë distancën. 

Boksi ishte krenari e Kubës

Mbrojtësja e kokës është e obliguar si në çdo meç të boksit amator. “Në këtë moshë të re ne u mësojmë lëvizjet bazë, goditjet bazë dhe mbrojtjen. Ideja është që këta fëmijë të kenë aftësi më të mëdha teknike, kur vjen koha e meçeve serioze”, ka thënë trajneri belg, Jo de Vrieze, që po punon me fëmijët në kryeqendrën e Kubës. Babai i Parezit, që po ashtu ka emrin Lazaro, vazhdimisht nga tribuna inkurajon të birin dhe e këshillon. “Shkojmë para! Godite! Kujdes mbrojtjen!”, e këshillonte ai të birin. “Këtu e ke të ardhmen e boksi tkuban”, tha më pas babai me plot krenari. 

Boksi amator në Kubë është sporti i dytë më i popullarizuar pas bejsbollit. Boksi ishte krenari e Kubës. Boksierët kubanë sillnin vazhdimisht medalje botërore e olimpike. Por, vështirësitë ekonomike në ishull kanë penguar që të financohen programet e Federatës së Boksit të Kubës, siç financohen programet e shteteve tjera. Kjo krijon vështirësi për të stërvitur, pasi edhe palestrat nuk janë në nivel të duhur. Ndërkohë disa nga boksierët më të mëdhenj kubanë kanë kaluar në boks profesionist, si kampionët Yuriorkis Gamboa e Guillermo Rigondeaux. Boksierët kubanë fituan pesë medalje të arta në Olimpiadën 2004 në Athinë, por në Pekin katër vjet më vonë pësuan fiasko, duke dështuar të marrin të artën. Kubanët dështuan tëkenë sukses edhe në Botërorin e mbajtur në Itali në vitin 2009, ndërsa goditjen më të madhe e pësuan në Lojërat Panamerikane në vitin 2010, ku Ekuadori e rrëzoi nga froni Kubën për medalje të fituara. Autoritetet sportive u ndien të turpëruara dhe premtuan se do të bëjnë një ndryshim rrënjësor për të kthyer sërish Kubën në maje të boksit.

Hapi i parë ishte të sillej një trajner i ri si Rolando Acebal, që njihet për disiplinë, rigorozitet dhe kërkesa të mëdha për punë. “Ndryshimi ishte vendimtar. MeAcebalin janë rregulluar disa gjëra”,ka thënë legjenda e peshës së rëndëtë boksit kubanez Savon. Savon kishte dominuar boksin amator dhe pas pensionimit në vitin 2000, punon në Federatën e Boksit Amator të Kubës. 

Strategjia e re ka nisur të japë fryte

Pas angazhimit të trajnerit, krerët e federatës nisën kërkimin për talentë të rinj në ishull. Savon së bashku me legjendën tjetër Teofilo Stevenson kishin kërkuar talente në provincën Guantanamo. U gjendën disa të rinj premtues që treguan përformancë të mirë deri mëtash. Kuba fitoi dy medalje të arta dhe një të argjendtë në Botërorin në Baku të Azerbajxhanit në korrik të vitit të kaluar. Po ashtu ktheu namin në Amerikë, duke fituar tetë tituj të meshkujve nga nëntë sa ishte e mundur në Lojërat Panamerikane në Guadalajara të Meksikës. 

Testi më i madh do të vijë këtë verë në Olimpiadën 2012 në Londër. Pas Londrës, e ardhmja mbështetet në grushtet e fëmijëve në palestrën “Rafael Trejo”. Grupmosha 9-10 vjeçe është pilot program që po aplikohet vetëm në Havana tash përtash. Por, zyrtarët thonë se mund të aplikohet në gjithë Kubën. 

Ndryshe nga Kuba, Spanja garat e boksit i nis në moshën 15-vjeçare.“Është e vështirë të startosh me gara në moshën 15-vjeçare. Më pas kur arrin 17-18 vjet dhe garon në nivel ndërkombëtar, do të përballesh me kundërshtarë që kanë zhvilluar 200 luftëra. E gjen veten në disavantazh”,ka thënë drejtori teknik i Federatës së Boksit të Spanjës, Carlos Vargas. Me 13 vjet, Dayron Valdes, kampion i vitit të kaluar i Havanas në kategorinë 44 kilogramë, tash është “veteran” në boksin e fëmijëve. Ai thotë se synimi i tij është të shkojë hapave të idhullit La Cruz dhe të fitojë medalje për Kubën.

“Unë zakonisht përleshesha mefëmijët e tjerë në lagje kur ishagjashtë vjeç. Për këtë arsye u futa nëboks”, ka thënë Valdes. 

Kthehu mbrapa

Shto koment