KUALIFIKOHEN ROMA DHE INTERI, ELIMINOHET LIVERPOOLI

27.02.2015 (komentet: 0)

Roma dhe Interi janë kualifikuar për fazën tjetër në Europa League, kurse nga kjo garë është eliminuar skuadra e Liverpoolit.

Roma pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Feyenoord (1-1), e ka fituar ndeshjen e dytë në Holandë me rezultat 1-2 dhe është kualifikuar. Golat për këtë italianët i shënuan Adem Ljajic (45) dhe Gervinho (60), kurse për vendasit shënoi Elvis Manu.

Interi e mposhti Celtikun, me rezultat minimal 1-0 dhe në këtë mënyre e siguroi kualifikimin. Rezultati i përgjithshëm ishte 4-3 për Interin. Në këtë ndeshje ka luajtur gjatë gjithë kohës futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri.

Ndërkohe Liverpooli është mposhtur pas penalltive 5-4, pasi rezultati ishte i barbarët dhe u deshtë të ekzekutohen penalltitë ku më të suksesshëm dolën turqit e Beshkitashit. /KosovaPress/

Europa League

Dinamo M.-Anderlecht 3-1

Zenit-PSV 3-0

Besiktas-Liverpool 1-0 (5-4)

Borussia M.-Sevilla 2-3

Dynamo Kyiv-Guingamp 3-1

Fiorentina-Tottenham H. 2-0

Inter-Celtic 1-0

Legia Warszawa-Ajax 0-3

Salzburg-Villarreal 1-3

Athletic Bilbao-Torino 2-3

Club Brugge-AaB 3-0

Everton-Young Boys 3-1

Feyenoord-Roma 1-2

Olympiakos-Dnipro 2-2

Napoli-Trabzonspor 1-0

Sporting-Wolfsburg 0-0 

Kthehu mbrapa

Shto koment