Kthehet Ronaldo

16.05.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë në fushë në ndeshjen e të shtunës kundër Espanyolit.

Portugezi u lëndua në ndeshjen ndaj Real Valladolidit dhe nuk luajti në javën e kaluar kundër Celta Vigos në mënyrë që të riaftësohej mirë, sidomos për finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ai është i gatshëm për ndeshjen e fundit sezonale, të cilën Los Blancos do ta zhvillojnë për prestigj, pasi nuk janë në garë për La Ligan.

“Cristiano Ronaldo do të luajë, sepse është në dispozicion dhe nuk ka probleme”.

“Skuadra (që do të luajë) do të vendoset nesër (e shtunë). Vetëm Pepe, Jese dhe Diego Lopez, nuk janë në dispozicion”.

“Do t’i japim Sami Khediras pak kohë, sepse i duhet pas asaj kohe të gjatë jashtë”, ka deklaruar Ancelotti para gazetarëve. 

Kthehu mbrapa

Shto koment