Kryetari i Komunës së Gjilanit uron sportistet nga Gjilani për trofeun

07.05.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Klubin e Volejbollit “Drita” – femrat, për vendin e parë të marrë në garat e organizuara në nivel vendi, trofe i cili është vlerësuar duke inkurajuar që të vazhdohet edhe më tutje.

 

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se sukseset e KV “Drita” – femrat, janë suksese jo vetëm të klubit dhe sportisteve, por janë suksese të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

“Ju uroj së pari juve sportisteve dhe klubin për sukseset e arritura me rangimin tuaj në vendin e parë në kategorinë e femrave në nivel vendi, duke ndarë së bashku me ju gëzimin për këtë fitore. Si kryetar Komune dhe si dashamir i madh i sportit, kulturës dhe artit, konfirmoj edhe në këtë rast, se do të angazhohem çdo herë për të mirën e sportit dhe sportistëve. Mbështetja ime nuk do të mungoj asnjëherë, jo vetëm për këtë klub por për të gjitha klubet që ka Gjilani. Jemi një qytet që kemi sportist të shumtë dhe të talentuar, si në aspektin e ekipeve sportive profesionale poashtu edhe në atë të garimit individual në sport”, ka thënë kryetari Haziri, duke shtuar se për talentin sportiv që ka Gjilani kjo është një fitore e merituar me mund, porse si kryetar pres edhe më shumë nga sporti, të njëjtën gjë e presin edhe qytetarët. Presim të gjithë edhe fitore të tjera nga KV “Drita” – femrat dhe klubet tjera.

“Sukseset janë falë angazhimit tuaj, por krenaria është e përbashkët e të gjithë Gjilanasve”.

Kthehu mbrapa

Shto koment