Krasniqi fiton bindshëm Dariusz Sek

20.12.2014 (komentet: 0)

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, tregoi fuqinë e tij ndaj polakut Darius Sek, përballë të cilit fitoi në duelin e zhvilluar në Munih.

 

Video

Paraqitja e mirë e Krasniqit ishte që nga raundi i parë dhe vazhdoi deri në mbyllje të meçit.

Madje, tifozët e shumtë që e mbështesnin atë me brohoritje patriotike prisinin që ta nokautonte kundërshtarin, megjithatë fituesi u vendos pas raundit të 12-të.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, Krasniqi mbrojti titullin e kampionit të botës në versionet WBA Continental dhe WBO International.

Kjo fitore, pos që i bën krenarë të gjithë shqiptarët, i jep shans boksierit nga Juniku që të luftojë për titullin e kampionit të botës në versionet WBA dhe WBO.

Kthehu mbrapa

Shto koment