Kosovari Adnan Januzaj vazhdon të shkëlqejë me të rinjtë e Manchesterit

20.03.2013 (komentet: 0)

Adnan Januzaj ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e ekipit U-21 të Manchester Unitedit kundër West Bromwichit me rezultatin 2:0.

Januzaj shpreson se ekipi i të rinjve të Menjus do të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së Premier League për ekipet U-21. Ai për sajtin zyrtar të Menjus, ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për ta arritur këtë synim që ia ka vënë vetes.

‘Mendoj se pata paraqitje të mira. Jam i lumtur që asistova në një gol, por tash kemi synime tjera. Është me rëndësi të arrijmë deri në gjysmëfinale’, ka deklaruar Januzaj. ‘Jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera’.

Januzaj 18-vjeçar në fillim të vitit 2011 u transferua te Manchester Unitedi nga ekipi i të rinjve të Anderlechtit. Gjatë javës së shkuar, fjalë të mira për Januzajn ka folur edhe trajneri i ekipit të parë të Manchesterit, sir Alex Ferguson. 

Kthehu mbrapa

Shto koment