Kosovarët që po shkëlqejnë për akademin Franceze të futbollit Dole.

18.03.2013 (komentet: 0)

Kosova mundë të jetë një vend i vogël me popullat,me gjersi gjeografike,por jo edhe me talent të sportit.

 

Kosova gjdo ditë e më tepër po rritet me talenta sportiv, të cilët e kan zgjedhur Evropen për t'i shpalosur aftësit e tyre në fushen e futbollit.
Tre Kosovarët Amir Ademi, Endrit Sollova, Ardit Ahmeti janë pjesë e kategorisë U 13, ata lujnë pozita të ndryshme për këtë shkollë Franceze të Futbollit.
Ata së bashku shënojnë 70% të golave për ekpin që e bartin fanellën, Amir Ademi luan rolin e sulmuesit dhe njihet si një nga sulmuesit më të mirë në ekip, së fundi Ademi në ndeshjen e këtij vikendi shënoi 2 gola që i ndihmuan skuadrës të fitojë 5-1, Endrit Sollova luan në rolin e mbrojtësit qëndror, por nuk e ka problem të shënojë eurogola nga largësia.
Portali kokaj.net, intervistoi shkurtimisht njërin nga këta talent qe foli eksulizivishtë për gazetën tonë.
Dëshira e Amir Ademit është që të luajë për një skuader të madhe, ndërkaq lojtari i preferuar i tijë është ylli i Real Madrid,Cristiano Ronaldo.
“ Ndihem mirë në ekip,në secilën ndeshje e jap maksimumin tim për skuadër, shpresojë që në të ardhmen të luajë për një skuadër të madhe Franceze, lojtari që më inspiron ështe Ronaldo” tha Ademi.
Skuadra e tyre Dole, ka arritur që ta fitoje trofeun regjional Du Jura, në të cilën shkelqyen kjo treshe Kosovare.
Përveq kategorisë U 13, edhe kategoritë U 11, dhe ajo U 8 kanë në veti talent Kosovar, bëhet fjalë për Lorian Sadikun, Fikret Tahiri, dhe Laurent Sadikun.

Së fundi akademis Dole,ju shtua edhe ish lojtari i akademis se Kf Ferizaj Ylli Meha,ai luan per grupmoshat u 18.
Duhet të cekët fakti që ndeshjet e skuadrës Dole, i përcjell një numer i konsiderueshëm i tifozëve Kosovar që përkrahin lojrët që vijnë nga shteti ynë i dashur Kosova.
Shpresojmë dhe të lutemi që Amir Ademi, Endrit Sollova, Ardit Ahmeti,dhe të gjithë sportistët tanë të kenë fatin e njejtë me Xherdan Xhaqirin, Granit Xhaken, Lorik Canën dhe shumë futbullistë të tjerë Kosovar që kanë ditur të na zbardhin ftyrat tona, dhe atyre që kanë ditur në mnyrën më të mirë te promovojnë talentin, dhe shtetin tonë Kosoven.
Punoi : Lulzim Ademi

Kthehu mbrapa

Shto koment