Kosovarët ia sigurojnë fitoren Shqipërisë
05.03.2014 (komentet: 0)
Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitore prej 2-0 përballë Maltës në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”.
Të dy golat e skuadrës vendase i shënuan futbollistët nga Kosova që mbrojnë ngjyrat kuqezi.
Lojtari i Torinos, Migjen Basha, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Mesfushori Alban Meha, i cili u kthye në përfaqësuese pas një periudhe të gjatë, shpagoi besimin e trajnerit duke shënuar golin e dytë (53’).
Kjo ndeshje shënon fillimin e përgatitjeve për eliminatoret e “Euro 2016”.
Në fazën kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian, Shqipëria bën gara në grupin Group I , ku gjenden edhe Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia dhe *Franca (ekipet e Grupit I do të luajnë nga dy ndeshje me nikoqirin, në formë miqësore, pa vlerë pikësh).
/E.Smerqaku/
Shto koment