Kosovarët ‘bombardojnë’ botën

05.05.2014 (komentet: 0)

Sulmuesit kosovarë kanë shkëlqyer sot me skuadrat e tyre nëpër ligat evropiane.

Më së shumti prej tyre u dallua Shkëlzen Gashi, i cili shënoi katër gola për skuadrën e tij Grasshopper Club në fitoren prej 5-0 kundër Young Boys.

Keq nuk ia la edhe qendër-sulmuesi i Përfaqësuses së Kosovës, Ilir Azemi, i cili po i vazhdon paraqitjet e tij të mira me Greuther Furthin. Ai sot shënoi dy gola kundër Energie Cottbus në fitoren e madhe prej 6-0 që realizoi skuadra e tij.

Lojë të bukur ka treguar edhe Alban Meha që shënoi një gol në fitoren e Paderbornit kundër Erzgebirge.

Teksa më herët raportuam edhe per golin e Besart Berishes, i cili i siguroi titullin e tretë skuadrës së tij Brisbane Roar.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment