Kosova pritet të pranohet në UEFA në qershor

12.02.2015 (komentet: 0)

Pranimi pritet të bëhet më 29 ose 30 qershor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

 

Federata e Futbollit e Kosovës është ndër të parat federata në Kosovë që ka nisur iniciativën për anëtarësim në UEFA e FIFA, por, për fatin e saj të keq, ajo do të jetë e fundit që do të pranohet, meqë të tjerat janë pranuar ose janë në procesin final të pranimit.

Por, pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar dhe pranimit ose të paralajmërimit për një gjë të tillë të federatave kolektive si hendbolli, basketbolli e volejbolli, presioni është rritur dukshëm mbi UEFA-n dhe FIFA-n.

Burime të gazetës të afërta me proceset e FFK-së bëjnë të ditur se gjithë ky proces do të mbarojë në fund të muajit qershor, kur UEFA pritet të pranojë Kosovën në gjirin e saj. /koha/kokaj/

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment