Kosova-Brazili luhet në mars

20.10.2014 (komentet: 0)

Miqësorja e përfolur ditëve të fundit në mes përfaqësues së Kosovës dhe Brazilit, sipas të gjitha gjasave nuk do të luhet brenda këtij viti.

Ditë më parë është folur që Brazili në mesin e muajt nëntor do të zbres në Kosovë, por burime të KosovaPress-it brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), thonë se miqësorja me Brazilin nuk do të luhet brenda këtij viti, por sipas këtij burimi, Brazili i Neymarit në muajin mars pritet ta vizitojë Kosovën.

“Jo, nuk ka gjasa që Brazili të vijë në Kosovë në nëntor. Miqësorja në mes Kosovës dhe Brazilit mund të luhet në muajin mars”, ka thënë burimi brenda FFK-së.

 

 

Sipas këtij burimi, FFK është duke shikuar mundësinë për të gjetur në një kundërshtar për muajin nëntor. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment