Kontroll i befasishëm antidoping te Barcelona

05.04.2013 (komentet: 0)

Skuadra e Barcelones është befasur sot.

Kontrollit rutinë të organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian UEFA iu nënshtruan dhjetë të përzgjedhur të rastësishëm nga ekipi i Barcelonës. Konkretisht, shorti përcaktoi që të merreshin të dhënat e dy të dëmtuarve, Mascherano e Puyol, si dhe futbollistëve Bartra, Dos Santos, Pinto, Alexis, Adriano, Busquets, Pedro e Dani Alves. Nuk u kërkua mostra e Messit, i cili u paraqit në fushën stërvitore për të vazhduar punën riaftësuese dhe fizioterapinë, me qëllim rikuperimin e dëmtimit muskulor në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. I dëmtuar në çerekfinalen e vajtjes ndaj Paris SG (2-2), Messi është në dyshim për ndeshjen e kthimit, në plan për t’u zhvilluar në “Camp Nou” të mërkurën.

Kthehu mbrapa

Shto koment