Kompany: Aguero është i frikshëm

28.02.2014 (komentet: 0)

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, beson se Sergio Aguero do të jetë njeriu që do t’ua fusë frikën lojtarëve të Sunderlandit të dielën në finalen e Capital One Cup.

Kompany beson se rikthimi në formacion i sulmuesit të Cityt është një alarm i madh për Sunderlandin për atë që mund ta presë të dielën.

“Para së gjithash, ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë, dhe së dyti ai është i frikshëm dhe kjo do të shihet në lojë”.

“Sa herë Aguero është aty, ekipi është më i mirë, por ne kemi treguar se mund të luajmë edhe pa të”.

“Është shumë mirë të kesh përkrah një lojtar sikurse Sergio në ekip”, ka thënë Kompany.

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment