Klubi Leotar i Trebinjes dënohet për transparentin “Kosova është Serbi”

13.04.2013 (komentet: 0)

Sarajevë, 12 prill – Ekipi i Ligës së parë të Bosnjës e Hercegovinës Leotar njoftoi se Federata e futbollit të BeH-së e ka dënuar me 2 500 marka konvertibile (1 250 euro), për arsye të sjelljes jo sportive të tifozëve të saj dhe transparentit “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së xhiros së 19-të të Premier ligës boshnjake kundër Rudarit nga Prijedori.

 



Gjatë ndeshjes së luajtur më 30 mars, tifozët vendës në qytetin Trebinje (Hercegovinë) kënduan “Oj Kosovo, Kosovo” dhe pastaj shpalosën transparentin, kurse klubi u shpreh i pakënaqur me vendimin e Federatës së BeH-së, duke pohuar se ajo zbaton kute të dyfishta, transmetojnë mediat në Serbi. 

Klubi i dënuar nga Trebinja, në xhiron e 21-të mundi në fushë të vet ekipin Olimpik nga Sarajeva me rezultatin 1:0 dhe tashti zë vendin e 7-të në tabelë me 32 pikë.

Kthehu mbrapa

Shto koment