Kingsley Coman dëshiron të pensionohet në Bayern

20.03.2016 (komentet: 0)

Coman dëshiron të qëndroj në Bayern Munich deri në përfundim të karrierës

Kingsley Coman, edhe pse është ende i ri (19 vjeç) dëshiron që karrierën si futbollsitë ta mbyllë te Bayern Munich.

Reprezentuesi i Francës është transferuar te gjiganti gjerman gjatë verës së kaluar në formë huazimi për dy sezone.

Bayeri, nga tash e deri në verën e vitit 2017, mund ta bëjë ish anëtarin e PSG-të të vetin për 21 milion euro.

"Lojtaret me karriera të suksesshme shpesh nuk e bëjnë shumë transferime", tha Coman për Telefoot.

"Unë jam tashmë në një nga tri klubet më të mira në botë, kështu që unë jam i gatshëm të qëndrojë në Bayern gjithë karrierës time", ka theksuar ai. /Express/

Kthehu mbrapa

Shto koment