KH Zhegra me turne mbarëkombëtarë për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë

19.11.2012 (komentet: 0)

Qyteti i Gjilanit për dy ditë me radhë (20, 21 nëntor), do të jetë arenë e ballafaqimit të hendbollistëve nga klubet e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë, krejt kjo në kuadër të një turneu mbarëkombëtarë që organizohet nga KH Zhegra, në nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.



Bajram Isufi , kryetar i KH “Zhegra”, ka bërë me dije  se  me datën 20 dhe 21 nëntor në Palestrën e Sporteve "Bashkim Selishta - PETRITI", në Gjilan, Klubi i Hendbollit "ZHEGRA" , nga fshati Zhegër e Gjilanit, organizon Turneun Mbarëkombëtarë, për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Isufi tha se ky turne që po organziohet nga KH Zhegra, bëhet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Qemail Mustafa, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe me konfirmimin nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

“Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë ekipe nga të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë K.H. "TIRANA" - Tiranë -Shqipëri,  K.H. "RINIA" - Shkup-Maqedoni, ndërsa nga Superliga e Kosovës do të marrin pjesë K.H. "DRENICA" - Drenas, si dhe K.H. "ZHEGRA" - Zhegër e Gjilanit, si nikoqir dhe organizator i turneut”, ka thënë isufi.

Sipas tij, kjo ngjarje është ndër ngjarjet e para sportive që organizohen për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe ka karakter mbarëkombëtar andaj drejtuesit e KH Zhegra e vlerësojnë një ngjarje të madhe  që do të zgjoi interesimin e gjilanasve  për hirë edhe të madhështisë dhe karakterit  që ka.

Ndryshe, Isufi ka bërë me dije se me 19 nëntor do të organizojnë një konferencë, 
me ç'rast opinioni do të njoftohet më gjerësisht rreth kësaj ngjarje të madhe sportive mbarëkombëtare. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment