'Keni kujdes nga Luis Suarez'

22.09.2014 (komentet: 0)

Lojtari i Barcelonës, Sandro Ramirez është i bindur se bashkëlojtari i tij do të ketë një sezon të shkëlqyer te Blaugranët, në momentin kur do të rikthehet në fushat e lojës.

Sandro Ramirez ka paralajmëruar kundërshtarët e skuadrës së tij, duke thënë se Luis Suarez do të shkëlqejë në momentin kur do të rikthehet në fushat e lojës.

"Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai është i bindur se do të ketë një sezon të sukseshëm kur do të rikthehet në fushat e lojës".

"Për momentin, ne jemi ata të cilët duhet të shfrytëzojmë mundësitë që po na jep trajneri", tha Ramires për të përditshmen spanjolle, AS.

19 vjeçari shënoi golin e tij të dytë në këtë sezon me fanellën e Barcelonës, pasi realizoi dje në fitoren kundër Levantes me rezultat 5-0.

Kthehu mbrapa

Shto koment