KB Drita përforcohet edhe me dy lojtar të huaj

21.06.2013 (komentet: 0)

kuadra e Dritës po vazhdon përforcimet për edicionin e ardhshëm.

Pasi që arritën marrëveshje me Travis Taylor e Billy Wilson, skuadra nga Gjilani ka siguruar shërbimet edhe të dy basketbollistëve tjerë, Kason Cheeks dhe Terrence Jones.

Ata do t’i bashkohen bardhekaltërve tri javë para fillimit të edicionit të ardhshëm.

Në anën tjetër, krerët e Dritës nuk kanë mundur ta marrin edhe ish-basketbollistin e tyre, Quentin Smith, i cili pavarësisht faktit që iu ofrua vetë klubit, nuk do të përfundojë te Drita.

Kthehu mbrapa

Shto koment