Karriera e Shaqirëve: Njëri yll, tjetri menaxher i yjeve

22.02.2012 (komentet: 0)

VËLLAI I MADH I XHERDAN SHAQIRIT, ERDINI, NUK IA DOLI TË TREGOHET NË FUSHË, POR JASHTË SAJ PO SHKËLQEN. Erdin Shaqiri, 21 vjeç, është menaxher i Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit, Adrian Nikçit, Amir Abrashit, Jahmir Hykës dhe disa të tjerëve. Ai ka bërë dy top-transferime këtë dimër: Shaqirin e transferoi në Bayern, kurse Mehemdin në Dynamo Kiev. Erdin Shaqiri po shndërrohet në një “urë” ndërmjet shqiptarëve dhe klubeve të mëdha evropiane. Erdin Shaqiri vazhdon të luajë futboll në ligat e ulëta të Zvicrës, sa për të hequr merakun që s’u bë kurrë një futbollist profesionist si vëllai i vogël, Xherdani.

 

Erdin Shaqiri së bashku me vëllanë e tij Xherdanin kishin luajtur te grupmoshat e reja të Baselit. Mirëpo, derisa Xherdan Shaqiri arriti të bëhej yll i Baselit dhe i futbollit zviceran, karriera e Erdinit në Basel përfundoi te grupmosha U-18. Megjithëkëtë, Erdini 21 vjeç, nisi një karrierë të re dhe aty po shkëlqen sikur që po bën vëllai i tij në fushë.Ai është duke kryer detyrën e menaxherit të yjeve shqiptarë të futbollit zviceran dhe rezultatet nuk mungojnë.

Gjatë janarit Erdini transferoi sulmuesin Admir Mehmedi te gjiganti ukrainas, Dynamo Kiev, derisa në fillim të muajit shkurt arriti marrëveshje me skuadrën e famshme Bayern Muenchen, për transferimin e vëllait të vogël, Xherdan Shaqirit. Këta dy nuk janë të vetmit që Erdini i menaxhon. Ai është menaxher edhe i mesfushorit të Zuerichit, Adrian Nikçit, mesfushorit të Grasshopperit, Amir Abrashit, i mesfushorit të Luzernit, Jahmir Hykës dhe mesfushorit të U-21 të Grasshopperit, Enis Ramadani dhe i disa futbollistëve më pak të njohur që luajnë në skuadrat e kategorive të reja të Zvicrës. “Dëshira ime ka qenë të vazhdojë me futboll. Por, një gjë e tillë nuk më është mundësuar për shkak të lëndimeve dhe konkurrencës në ekipin U-18 të Baselit. Nganjëherë ndihem keq kur po shoh se kush po bëhet profesionist. Është dashur të jem unë në vend të tyre, pasi kam pasur talent edhe në futboll. Aktualisht luaj në një skuadër të ligës rajonale në Zvicër, por jo në mënyrë profesionale. Nuk e kam menduar që do të bëhem një ditë menaxher, pasi veten e shikoja si futbollist profesionist. Por, edhe kjopunë po më shkon për dore”, kathënë vëllai i madh i yllit kosovar të Zvicrës, Xherdan Shaqirit, Erdini.

Erdin Shaqiri, 21-vjeçar, bashkë me menaxherin tjetër nga Maqedonia, Abër Shaqirin, para gjysmë viti kanë hapur firmën e tyre me emrin “Esha Sport Marketing”. Shaqiri ka dy vite që merret me këtë punë, ndërsa për ortakun e tij,thotë se ka pesë vite që e bën këtë punë.“Strategjia jonë është të kemi sa më pak futbollistë. Pak e të mirë. Tash për tash, është duke na ecur mirë, pasi kemi bërë dy transferime të mira. Xherdanin në Bayern Munchen dhe Admirin në Dynamo Kiev, derisa në verë planifikojmë të bëjmë lëvizje me Adrian Nikçin. Tëgjithë këta futbollistë kanë besim të madh në punën tonë. Interesimi është shumë i madh nga prindërit dhe vetë lojtarët që të jenë pjesë jona. Kënaqësia jonë është të punojmë me sa më shumë lojtarë shqiptarë”, ka shtuar Shaqiri. Ai thotë se ndihet krenar që vëllait të vogël, Xherdanit, i ka ecur futbolli dhe është bërë një futbollist i madh. Madje thotë se ka qenëi pari që ka nisur të merret me futboll dhe se hapat e parë ia ka dhënë edhe Xherdanit. “Unë isha më i zoti sa i përket shkollës, kurse ai u bë më i fortë në futboll. Të dy kemi mësuar nga njëri-tjetri, por unë e kam nisur i pari të luaj futboll dhe Xherdani i ka marrë hapat e para nga unë. Jam krenar me të”, ka theksuar Erdin Shaqiri, 21 vjeç.

Kthehu mbrapa

Shto koment