Karateistja Fortesa Orana e KK Elita, shkëlqeu në Amerikë

01.04.2013 (komentet: 0)

Fortesa Orana, karateiste e Klubit të Karatesë “Elita”, nga Gjilani, njëherësh përfaqësuese e reprezentacionit të Kosovë ka shkëlqyer edhe njëherë në garat që mbahen në arenat ndërkombëtare.


Reshat Halili, kryetrajner i KK "Elita",  tha per 2LONLINE se vlerëson lartë suksesin që ka treguar elitarja Fortesa Orana. Ajo në "Ozawa Cup" fitoi dy te arta, derisa me medalje, të bronztë u stolis edhe  në “Junior International Open”,
 

Ndryshe, në këtë aktivitet ndërkombëtarë të karatesë  mbajtur në Las Vegas të SHBA-ve , USA Open, morën pjesë karateistë nga mbarë bota e ku Fortesa Orana, reprezentuese e Kosovës, garuese e Klubit te Karatesë “Elita”, fitoi të bronztën në “US Junior International Cup “, në kumite, kategoria -65 kg. Ajo ishte e suksesshme edhe në Ozawa Cup e cila gjithashtu mbahet ne Las Vegas. 

Ajo fitoi 2 medalje të arta, njërën në Shobu Ippon dhe tjetrën  sipas rregullave te Federatës Botërore të Karatesë.

Përndryshe, në  këtë aktivitet të rëndësishëm për sportin e karatesë mori pjesë edhe kosovari tjetër, Orges Arifi, junior, i cili po ashtu u tregua i suksesshëm dhe rrëmbeu medalje ne bronztë në USA Open 2013.

Arifi është anëtar i përfaqësueses se Kosovës, që vije nga Klubi i Karatesë "Ippon", nga Prishtina e. i cili fitoi medaljen e bronztë ne USA Open, në kumite, kategoria -55 kg.

Arifi ka rezultate të shkëlqyeshme edhe në gara tjera jashtë Kosovës, ndërsa bashkë me Oranën e KK “Elitës”,  janë edhe kampion të Kosovës dhe sportistë të vitit 2012,  të shpallur nga Federata e Karatesë së Kosovës. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment