Karateistja Fortesa Orana dhe boksieri Liridon Zeqiri shpallen sportist të vitit

19.12.2012 (komentet: 0)

Karateistja Fortesa Orana dhe boksieri Liridon Zeqiri janë shpallur sportist të vitit 2012, gjatë një ceremonie që u organizuar nga Drejtoria për Rini, Kulturë e Sport, mbështetur nga Kryetar i Komunës, e ku janë shpallur edhe me të dalluarit në fushat përkatëse dhe u vlerësuan të gjithë ata që në format e ndryshme kanë kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e sportit, kulturës e rinisë, në komunën e Gjilanit.


Në këtë ceremoni morri pjesë edhe kreu i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, i cili i ka përgëzuar të gjithë sportistët, njerëzit e kulturës e sektorit të rinisë, ata që po shpërblehen në këtë fundvit, AI ka vlerësuar rezultatet e arritura në këto tri fusha duke e afirmuar kështu edhe komunën e Gjilanit, e cila me mundësitë që ka pasur, u ka dal përherë krah që ata të arrijnë rezultate të lakmueshme. 

Përndryshe, ndër dhjetë sportist më të mirë për vitin 2012, nga juria vlerësuese, përveç sportistit të vitit karateistes Fortesa Orana tek femrat dhe Liridon Zeqiri tek meshkujt, janë përzgjedhur edhe sportistët: Arian Mehmeti, Ruhan Foniqi, Alban Haziri, Esmeralda Tuci, Fatlum Hajrizi, Sara Sërmaxhaj, Xhemile Hasani, Merita Burovci, Ronita Halimi dhe Tahir Ajvazi.

Po ashtu u nderuan edhe Idriz Musliu, gjyqtari më i mirë në sportin e karatesë, Bajram Isufi, menaxheri më i mirë - KH “Zhegra”, gazetari më i mirë sportiv, Enver Sadiku – gazeta “Zëri”, Lorik Ilazi, punëtori më i mirë sportiv- volejboll (KV Drita), dhe Arbnor Morina, trajner më i mirë – futboll (KF Drita), 

Po ashtu me mirënjohje “post mortum” u nderuan: Kemajl Halimi-Raci, Reshat Osmani-Reshi dhe Selami Osmani-Bezi.

Perspektiva e sportit gjilanas u shpallën Leart Bilalli e Edison Kqiku.

Klubet më të dalluara në kategorinë top këmbe, KF Drita (femrat). në kategorinë top dore KV Drita dhe në kategorinë e shkathtësive, më e dalluara për vitin 2012 u shpall Klubi i Karatesë Elita

Klubi më i mirë 2012 u shpall Klubi i Futbollit KF Drita. Ndërsa me mirënjohje special është nderuar edhe futbollisti Xherdan Shaqiri nga Zhegra e Gjilanit (aktualisht lojtar i Bajernit).

Për rezultate të mira, janë nderuar me mirënjohje edhe KH Drita femrat dhe KH Zhegra tek kategoria kadetët. Po ashtu u nda mirënjohje edhe për Klubin e basketbollit në Karroca, sikurse edhe për dy klubet e futsallit, atë nga Bresalci dhe nga Përlepnica

Ndryshe, me mirënjohje u nderua edhe më të dalluarit në sektorin e kubaturës e rinisë, ndërsa u nderuan edhe  mediumet lokale për bashkëpunim të mirë në sferën mediale përgjatë vitit 2012, në mesin e tyre edhe Portali i Lajmeve “2LONLINE”, me motivin për pasqyrim të drejtë medial të ngjarjeve nga sektori i sportit, kulturës e rinisë. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment